• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shukova: Vazhdohet afati për ndërtimin e hidrocentralit Çebren

Shukova: Vazhdohet afati për ndërtimin e hidrocentralit Çebren

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Vazhdohet afati i kompanisë greke "Arhirodon" për ndërtimin e hidrocentralit Çebren, informoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova pas përfundimit të takimit me kompaninë në hapësirat e Ministrisë. Ajo njoftoi se deri në fund të vitit do të ketë informata konkrete nëse do të vazhdojë procedura për ndërtimin e Çebrenit ose jo.

"Procedura e ankesës është ndërprerë dhe sërish i shqyrtuam rezultatet e ankesës dhe arsyetimin e tyre. Kjo nuk do të thotë se procedura për Çebrenin ndalet, pra do të thotë se vazhdon", tha Shukova.

Ajo theksoi se kompania e zgjedhur me vendimin për zgjedhje nga 14 shtatori i këtij viti do të informohet se duhet t'i afrohet përmbushjes së obligimeve nga vendimi tashmë i miratuar.

"Nga kompania greke Arhirodon u ankuan në përmbajtjen e vendimin, sepse sipas Ligjit për ujëra, së pari duhet të merrni leje për ujërat, ndërsa pastaj të nënshkruhet marrëveshja për koncesion. Ata konsiderojnë se së pari duhet të nënshkruhet marrëveshja për koncesion, ndërsa pastaj procedura të vazhdojë më tutje", sqaroi Shukova.

Megjithatë, siç tha, në këtë rast Ligji për ujëra është "legs specijalis" në raport me Ligjin për furnizime publike dhe Ligjin për koncesione.

"Ne do t'i përmbahemi asaj që rregullohet me ligjet tona dhe kompania do të informohet. Garancia bankare e tyre është deri në fund të vitit dhe nëse e zgjasin do të thotë se procesi do të vazhdojë, nëse nuk zgjatet garancia bankare automatikisht do të ndërpritet procesi", theksoi Shukova dhe shtoi se deri në fund të vitit do të ketë informacione se në cilin drejtim do të shkojë procedura. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR