• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shukova: Për herë të parë siguruam mjete financiare për të mbështetur të gjitha parqet kombëtare në vend

Shukova: Për herë të parë siguruam mjete financiare për të mbështetur të gjitha parqet kombëtare në vend

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) përmes Buxhetit në kuadër të Programit për Investime në Mjedis për vitin 2024, për herë të parë siguron mbështetje direkte financiare për të katër parqet kombëtare në vlerë prej 20.000.000 denarë” njoftoi ministrja Shukova në takimin e sotëm të punës me drejtorët e parqeve kombëtare. 

Për të marrë fondet, parqet kombëtare do të duhet të aplikojnë me një projekt propozim në Konkursin që tashmë është shpallur dhe është aktiv deri më 19 shkurt.  

Ministria  bëri të ditur se në konkurs ka dhënë udhëzime për aktivitetet që do të financohen për të mbështetur jo vetëm në mënyrë financiare parqet kombëtare, por edhe për motivimin dhe drejtimin e tyre drejt aplikimit të sistemeve të menaxhimit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura në të cilat natyra do të jetë në harmoni me nevojat e njerëzve dhe komuniteteve lokale. 

 

"Rekomandohet që aktivitetet të lidhen me Planet e menaxhimit, të synojnë zbatimin e masave praktike për ruajtjen e specieve të egra, të jenë në drejtim të ndryshimeve në park që do të gjenerojnë burime financiare për parkun nëpërmjet zbatimit të shërbimeve të ekosistemit: - ndërtimi i infrastrukturës së gjelbër (rregullimi i vendeve turistike, parku adrenalin, pamje/vrojtim, rregullimi i shtigjeve për ecje/çiklistë dhe infrastrukturë tjetër); qendër edukative për të rinjtë; turne virtuale 3D të parkut; promovimi i një marke ushqimore lokale dhe të ngjashme; dhe asaj që do t’i kushtohet vëmendje e veçantë është aplikimi i Zgjidhjeve inovative të Mbështetura tek Natyra", thekson MMJPH në kumtesë.

 Foto: MMJPH

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR