• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shukova: Nëse kujdesemi për mjedisin e jetesës, nuk duhet ta ndalojmë zhvillimin ekonomik të shtetit

Shukova: Nëse kujdesemi për mjedisin e jetesës, nuk duhet ta ndalojmë zhvillimin ekonomik të shtetit

 Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Nëse kujdesemi për mjedisine jetesës, nuk do të thotë se duhet ta ndalojmë zhvillimin ekonomik të shtetit. Këto dy procese duhet të shkojnë paralel, sepse ky është qëllimi i "Agjendës së Gjelbër" përmes komponentëve të saj - mjedis të shëndetshëm dhe rritje ekonomike të shtetit në të njëjtën kohë, deklaroi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në takimin e sotëm ngjarje me temë "Qasja lokale për mbrojtjen aktive të mjedisit të  jetesës dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike" që po mbahet në Shkup.

Sipas Shukovës, bashkërisht duhet të punohet për zbatimin e "Agjendës së Gjelbër" për Ballkanin Perëndimor dhe me nënshkrimin e një Deklarate me komunat tregohet se edhe ato janë një nga faktorët në atë proces dhe është mirë që përveç Ministrisë janë përfshirë edhe komunat, si dhe sektori joqeveritar. 

 "Agjenda e Gjelbër” ka disa komponentë. Një nga komponentët u përmend se karbonizimi është një nga komponentët më të rëndësishëm për ne për të lëvizur drejt llojeve më të pastra të energjisë, burimeve të ripërtëritshme të energjisë  - fotovoltaikëve, parqeve me erë. Këtë e bëjmë seriozisht vitet e fundit. Agjenda e gjelbër ka disa komponentë, ndër të tjera mbrojtjen e biodiversitetit, duhet të fokusohemi tek ekonomia rrethore, t'i ulim sasitë e mbeturinave që i deponojmë. Në thelb, agjenda e gjelbër përcakton masat dhe aktivitetet që do të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit, por që do të kenë një zhvillim të balancuar ekonomik dhe social të shtetit", tha Shukova në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për rëndësinë e zbatimit të "AgJendës së Gjelbër".

Në pyetjen, ndërkaq,, nëse ekzston dispnim te komunat për implementim dhe  bashkëpunim të këtyre projekteve, ministrja konsideron se ky proces njihet dhe të gjithë e kuptojnë se sa e është e rëndësishme mbrojtja e mjedisit. 

 

 

Shtoi se sipas vlerësimeve nevojiten diku rreth një mijë euro për banor për të përmbushur standardet e BE-së për mjedisine jetesës, dhe kjo do të thotë se përveç financimit kombëtar, vendi mbështetet veçanërisht në fondet e BE-së dhe për këtë arsye është e rëndësishme të vazhdohet. në rrugën që të bëhemi vend anëtar i BE-së një ditë.

Sipas Zharko Koneski, menaxher programor për energji në "Ekosvest", komunat janë kyçe në realizimin e këtij tranzicioni dhe dekarbonizimit të shtetit. 

 Një pjesë e  të pranishmive në ngjarjen e sotme deklaruan se përmes nënshkrimit të një deklarate me kryetarët e komunave dërgohet një mesazh i fortë për bashkim për vlerat dhe parimet e përbashkëta dhe është vetëm fillimi drejt ballafaqimit apo zgjidhjes së të gjitha problemeve të mjedisit të jetesës që identifikohen  te ne me raportet e BE-së.

 Foto; Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR