• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shukova në Asamblenë e Fondit global për mjedis jetësor në Vankuver të Kanadasë

Shukova në Asamblenë e Fondit global për mjedis jetësor në Vankuver të Kanadasë

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA)- Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, në kuadër të Asamblesë së 7-të të Fondit Global të Mjedisit, mbajti fjalim në seancën plenare “Zgjidhjet për një planet të shëndetshëm: Përgjigje të integruara për reduktimin e degradimit të mjedisit në nivel global” në Vankuver të Kanadasë.

Ajo iu përkushtua rëndësisë së një qasjeje të integruar në kuptimin e mjedisit dhe reduktimin e degradimit në drejtim të ruajtjes dhe rivendosjes së shëndetit të Planetit, si një kusht dhe bazë e domosdoshme për shoqëritë rezistuese të qëndrueshme. Në këtë sesion, siç theksohet në kumtesën e MMJPH,  u  diskutua për përvojat në zbatimin e përgjigjeve të tilla, u identifikuan suksese, dështime dhe kompromise, dhe u theksuan drejtimet dhe qasjet që GEF mund të marrë dhe të mbështesë ndërsa zhvillon strategjitë dhe investimet e veta të programimit.

Në fjalën e saj, ministrja Shukova iu referua përvojave kombëtare dhe theksoi nevojën e lidhjes së politikave mjedisore dhe veprimit klimatik përmes kryqëzimit të mekanizmave ndërkombëtarë dhe evropianë. Sipas Shukovës, në këtë mënyrë krijohet një qasje gjithëpërfshirëse dhe e harmonizuar dhe lehtëson zbatimin e detyrimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare ligjërisht të detyrueshme dhe Agjendës së gjelbër evropiane si prioritetet tona kombëtare dhe globale në mjedis.

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

 

QËNDRONI TË LIDHUR