• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shukova: Me metodologjinë e re, çmimi për shërbimin do të paguhet për sasinë e mbetjeve të prodhuara

Shukova: Me metodologjinë e re, çmimi për shërbimin do të paguhet për sasinë e mbetjeve të prodhuara

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave parasheh metodologji të re për llogaritjen e shërbimit të mbeturinave. Në vend që të tarifohet në bazë të sipërfaqes, përkatësisht për metër katror si më parë, tani çmimi për shërbimin do të paguhet për sasinë e mbeturinave të prodhuara, njoftoi sonte ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

Ajo sqaroi se vetëm ajo që do të duhet të depozitohet në deponi do të jetë tarifa përfundimtare dhe gjithçka tjetër do të mund të përpunohet, përkatësisht të riciklohet. Çmimi, siç shtoi, do të përcaktohet nga Komisioni Rregullator.

"Do të shkojmë me paraseleksionim, ndërsa jo me grumbullimin dhe depozitimin klasik të mbetjeve, do të bëhet ose në nivel komunash, varësisht se sa të forta janë ndërmarrjet e tyre komunale, ose do të bëhet në stacionet e transferimit. Brenda çdo rajoni do të kemi disa stacione të transportit. Në parim do të mundohemi të zvogëlojmë sasinë e mbeturinave që do të depozitojmë në deponitë qendrore, tha Shukovska në “Top Temë” në televizionin Telma.

Sipas Shukovës, shfrytëzimi i mbeturinave për energji është një temë tabu në vend dhe, siç tha, ka pasur disa iniciativa për instalime për trajtimin e mbeturinave përmes djegies. ls/

Foto/ Printskrin Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR