• e premte, 27 dhjetor 2024

Shukova: Kur gratë janë të përfshira në proceset dhe në menaxhimin e mjedisit jetësor, verdiktet janë më të qëndrueshme dhe më gjithpërfshirëse

Shukova: Kur gratë janë të përfshira në proceset dhe në menaxhimin e mjedisit jetësor, verdiktet janë më të qëndrueshme dhe më gjithpërfshirëse

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Në Shkup, sot filloi "Konferenca dyditore rajonale për barazi gjinore në zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi", në organizim të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Qëllimi i konferencës rajonale, siç është theksuar, është që të thellohet kuptimi për lidhjet e ndërlikuara mes uljes së rreziqeve nga katastrofat dhe barazisë gjinore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Panifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në fjalimin e saj në fillim të konferencës theksoi se jemi në kryqëzim mes zhvillimit shoqëror dhe ndryshimeve klimatike, ndërsa roli i grave është kyç në formimin e komuniteteve të shëndetshme dhe rezistente.

"Qeverisë dhe trupat ndërkombëtarë duhet të sigurohen se gratë kanë votë në krijimin e politikave", theksoi Shukova.

Ajo tha se pjesëmarrja e grave në udhëheqësi dhe marrje të vendimeve është kyçe.

"Studimet tregojnë se kur gratë përfshihen në procese dhe menaxhim mjedisor, rezultatet janë më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Gratë kontribuojnë në një perspektivë unike, e gjitha e fokusuar në mirëqenien e të gjithë komunitetit. Arsimi është gjithashtu një mjet kyç për t'i dhënë rëndësi grave në pjesëmarrjen në miratimin e këtyre politikave", nënvizoi ministrja.

Shukova shtoi se gratë e fuqizuara ekonomikisht mund të marrin pjesë në zgjidhje që janë të qëndrueshme për natyrën, teknologjinë, bujqësinë.

"Le të bëjmë një të ardhme ku femrat të kenë një rol kyç si lojtarë dhe kontributi i tyre të mbështetet dhe vlerësohet. Së bashku mund të zvogëlojmë rrezikun dhe të ndërtojmë qëndrueshmëri për gjeneratat e ardhshme", tha Shukova.

Ambasadorja e Zvicrës, Veronik Hulman tha se Pollogu është rajoni është më i nënshtruar në ndryshimet klimatike, që vitet e fundit është përballur me shumë katastrofa të mëdha. Në vitin 2015 janë shkatërruar infrastruktura dhe shumë shtëpi.

Ajo sqaroi se Zvicra është lutur që UNDP të marrë pjesë në këtë projekt dhe të vendos sistem gjithpërfshirës për ngritje, përforcim të rezistencës dhe menaxhim me katastrofat natyrorore në rajonin e Pollogut.

"Vlerlsimi që është zbatuar në kuadër të projektit, tregon se në rajona të këtilla që janë të nënshtruara në katastrofa, më shumë se 50 për qind e amvisërive, burrat e kanë fuqinë e marrjes së vendimeve. Gratë janë më pak të përfaqësuara në këtë vendimmarrje. Pakicat, gjithashtu edhe familjet me pak të ardhura", shtoi Hulman.

Projekti, sqaroi ajo, ka drejtime përgjegjëse gjinore dhe rekomandohet të kyçen gratë dhe grupet vulnerabël në krijimin e politikave dhe në ato plane për përgjigje ndaj katastrofave.

Hulman nënvizoi se Zvicra mbetet e përkushtuar që ta rrisë rezistencën e Maqedonisë së Veriut ndaj katastrofave natyrore dhe të promovojë barazi ndër projekte.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Armen Gregorian deklaroi sot se janë të pranishëm që të përkujtojnë shpeshtësinë e ndikimit katastrofik të katastrofave natyrore. Siç tha vetë ai, ndikimi i tyre dhe shpeshtësia, nuk kanë ndikim të nejtë tek të gjithë njerëzit. Sidomos për gratë, grupet vulnerabël dhe personat me pengesa në zhvillim", theksoi Gregorian, të cilat janë më pak të mbrojtura

"Duke inkurajuar partneritetin, duke ndarë njohuritë dhe përvojat, ne do të krijojmë një të ardhme me elasticitet më të madh për të gjithë. Ne duhet të sigurojmë që politikat tona t'u përgjigjen nevojave të të gjitha gjinive, të gjitha grupeve dhe të mos lëmë askënd prapa në drejtim të reduktimit të rreziqeve të fatkeqësive", i prerë Grigorian.

Sipas Grigorian, projekti për rajonin e Pollogut, i mbështetur nga Qeveria zvicerane, synon të forcojë kapacitetet për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe rezistencën ndaj klimës për burrat dhe gratë në rrjetin e rezistencës në rajonin e Pollogut. mb/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR