• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shukova: Komunat t'i zbatojnë masat kundër ndotjes së ajrit, Qeveria do të ndihmojë për ndryshimin e sistemit për ngrohje

Shukova: Komunat t'i zbatojnë masat kundër ndotjes së ajrit, Qeveria do të ndihmojë për ndryshimin e sistemit për ngrohje

Shkup, 3 janar 2024 (MIA)  - Analizat janë publike dhe tregojnë se 45 për qind e ndotjes vjen nga amvisëritë, por gjithsesi edhe nga institucionet publike që nuk përdorin sisteme ekologjike për ngrohje dhe atje ndërhyjmë.  Në rreth 70 institucione në dy vitet e ardhshme do t'i ndërrojmë sistemet. Proceset nuk po shkojnë aq shpejt, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi në këto 70, deklaroi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova.

Në një konferencë për shtyp, tha se masat aktuale për mbrojtjen nga ndotja e ajrit janë afatshkurtër, ndërsa ndërrimi i sistemeve për ngrohje me ato ekologjke është një masë afatgjatë, por një proces afatgjatë të filluar para katër-pesë vjet, në të cilën me vendim të Qeverisë ndahen mjete. Ashtu që, tha, sisteme të tilla tashmë janë vendosur në objekte më të mëdha shëndetësore dhe do t'u ndihmohet komunave të cilat do të paraqesin kërkesë dhe projekt, dhe si shenbull theksoi se kanë nga spitali në Gjevgjeli. 

"I inkurajojmë edhe komunat, siç shteti zbaton projekte në objektet publike, të njëjtën ta bëjnë edhe ata në kuadër të mundësive të tyre, edhe pse disa prej tyre u ndihmojnë familjeve me furnizim të inverterëve dhe ndërrimin  e sistemeve për ngrohje. Megjithatë, secili prej nesh individualisht duhet të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit - të digjet dru të thatë në vend të druve të lagësht dhe të mos shtohen materiale të ndryshme si parket, plastikë, gomë...", tha Shukova.

Ka një vit që është bërë hartëzimi dhe po marrin, tha, informacione të mira nga të gjitha komunat. Në tre vitet e kaluara janë ndihmuar me kadastra me të cilat identifikohen  ndotësit e tyre, ndërsa financiarisht i kanë ndihmuar edhe në përgatitjen e planeve për ajër.

 "Ashtu që, atë që mund ta bëjë shteti - t'u ndihmojë komunat në identifikimin e ndotësve të mundshëm  -  e bën", tha ministrja dhe shtoi se komunat duhet t'i zbatojnë masat afatshkurta dhe afatgjata kundër ndotjes të miratuara nga këshillat e tyre.

Theksoi se USJE dhe Makstil "u treguan si kompani të përgjegjshme" sepse e kanë respektuar rekomandimin që objektet më të mëdha industriale me leje të integruar A ta zvogëlojnë prodhimin gjatë muajve të dimrit kur ka më shumë ndotje. 

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR