• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shukova ka paralajmëruar projekt kundër ndotjes së ajrit për Shkupin, Kumanovën, Manastirin dhe Tetovën

Shukova ka paralajmëruar projekt kundër ndotjes së ajrit për Shkupin, Kumanovën, Manastirin dhe Tetovën

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Vazhdimisht po ndërmerren masa kundër ndotjes së ajrit, në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ka theksuar ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shupova, e cila iu përgjigj pyetjes se çfarë po bëhet me ndotjen e ajrit, ndërs Shkupi është qyteti i shtatë në botë sa i përket ndotjes së ajrit.

Shukova ka theksuar se aktualisht po fillohet një projekt i ri, i cili përfshin komunat e Shkupit, Kumanovës, Manastirit dhe Tetovës, të cilat janë katër qytetet më të ndotura.

 "Përsëri kemi masa për zëvendësimin e sistemeve të ngrohjes joekologjike me sisteme të ngrohjes ekologjike, diku rreth pesë milionë e gjysmë euro. Është një shumë e konsiderueshme parash, edhe pse bëhet fjalë për katër komuna, do të marrim edhe disa autobusë ekologjikë për qytetin e Shkupit, po ashtu në kuadër të projektit, mendoj se janë pesë apo gjashtë autobusë dhe do të shkojmë. sërish me mbjelljen e sipërfaqeve të reja të gjelbra në këto katër komuna", tha Shukova.

Ajo thekosi se apelojnë edhe tek komunat që në buxhetet e tyre për vitin 2024 të ndajnë mjete për subvencione, veçanërisht për amvisëritë për zëvendësimin e organeve ngrohëse në ekologjikë.

 Shukova tha se  dhe ministri mendojnë në vitin 2024 të kontribojnë në këto masa, ndërsa apeli deri te qytetarët është që të mos djegin plastika, mbeturina dhe vajra dhe parkete dhe nëse të gjithë kontribojnë nga pak , sic thotë Shukova.

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Shukova theksoi se në asnjë metropol problemi i ndotjes së ajrit nuk është zgjidhur për një apo dy vjet, ndërsa në vend ka ende objekte publike që përdorin sistem joekologj për ngrohje.

 E pyetur rreth subvencioneve që japin disa komuna të Shkupit për drutë për ngrohje, Shkuva thotë se nëse drutë për ngrohje kanë qëndruar gjatë dhe të thata shkaktojnë më pak ndotje, ndërsa më shumë ndotje shkaktohet nga drunjtë e lagësht.

Sa iu përket  stacioneve matëse të cilët nuk punojnë nëpër qytetin e Shkupit, Shukova tha se po përgaditet një tender për furnizimin publik të pjesëve për këto stacione, për të cilat pjesët e tyre shumë shpesh prishen. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR