• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shukova: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur japim koncesione në pjesët bujqësore të vendit

Shukova: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur japim koncesione në pjesët bujqësore të vendit

Shkup, 24 shtator 2023 (MIA) - Qëndrimi im në lidhje me shfrytëzimin e xeheve dhe burimeve minerale dihet, megjithatë mendoj se edhe ligjet tona janë të tilla, ndërsa edhe vetëdija publike është rritur edhe tek qytetarët edhe tek ministritë, se duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur japim koncesione, thotë ministrja e Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova në llidhje me strategjinë për pasuritë minerale të Ministrisë së Ekonomisë , për të cilën organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët vlerësojnë se është planifikuar dhënia masive e koncesioneve për shfrytëzimin e burimeve minerale dhe eksportimin e burimeve minerale në vendet e BE-së.

Në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, Shukova thekson se MMJPH do të përfshihet në procesin e krijimit të strategjisë, duke qenë se ka një pikë kontakti me mjedisin jetësor, do ta marrë draft versionin kur të jetë gati dhe se, sipas ligjit, strategjisë duhet t'i bëhet një vlerësim strategjik i ndikimit.

Në lidhje me çështjen e hapur nga Komuniteti i Energjisë, e cila konstatoi se shteti shkel Direktivën e VNMJ-së (Vlerësimi për ndikimin mbi mjedisin jetësor) me zbatimin joadekuat të saj, pra që nuk bën një vlerësim të mjaftueshëm të rreziqeve të projekteve me dëme potencialisht të mëdha, si gërimet e rërës, hidrocentralet, autostradat, miniera, shfrytëzimi i burimeve minerale, Shukova thekson se është ngritur niveli në Rregullore, i cili përcakton qartë se për cilën madhësi të projektit duhet bërë raport, ndërsa për cilin studim.

Për më shumë projekte kapitale, thotë ajo, duhet të bëhet një studim, për të cilin janë përfshirë shumë ekspertë dhe shumë palë të përfshira dhe për ndikim ndërkufitar konsultohen edhe vendet fqinje.

Për projektet më kapitale, thotë ajo, duhet të bëhet studim në mënyrë të jashtëzakonshme, për të cilin përfshihen shumë ekspertë dhe shumë palë të involvuara, ndërsa për ndikim ndërkufitar, konsultohen edhe vendet fqinje.

Lidhur me ligjin e përgatitur për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument i natyrës dhe reagimin e organizatave të shoqërisë civile se ai është duke u miratuar në bazë të një studimi për valorizim i përgatitur me shpejtësi dhe pa përfshirë ekspertë të mjaftueshëm, ministrja përgjigjet se përgatitja e studimi për valorizim është në përputhje me ligjin dhe janë përfshirë të gjitha palët e përfshira, si në përgatitjen e studimit, ashtu edhe në përgatitjen e ligjit.

"Përfshirë tani, dhe në diskutimin publik që kemi për vetë ligjin, para se ta lëshojmë në Qeveri dhe para se të shkojë në Kuvend. Të gjitha komentet që kanë organizatat joqeveritare janë të mirëseardhura, do t'i mbledhim dhe do t'i diskutojmë së bashku me ta, por së pari brenda ministrisë, le të shohim shtrirjen e komenteve që kanë. Mirëpo, nuk pajtohemi që studimi për valorizim nuk është bërë në përputhje me ligjin dhe se është bërë në mënyrë deklarative", thotë ministrja e Mjedisit jetësor në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. ls/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR