• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shukova dhe Kostadinovska për vizitë pune në Tetovë

Shukova dhe Kostadinovska për vizitë pune në Tetovë

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Komunën e Tetovës.

Siç njoftojnë nga Qeveria, vizita do të fillojë në zonat e reja të I.P Parku kombëtar "Mali Sharr", së bashku me drejtorin e institucionit do të bëhet inspektimi në investimet kapitale dhe projektet vijuese dhe të përfunduara të institucionit.

Është paraparë që ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Shukova të japë deklaratë për media para Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, e më pas agjenda të vazhdojë në Muzeun e rajonit të Tetovës, ku pas një rishikimi të objektit dhe inspektimit të aktiviteteve aktuale dhe investimeve të deritanishme, do të mbahet takim me shoqatat aplikuese në Konkursit "Kultura në verë".

Pas takimit, para ambienteve të reja administrative të Muzeut të rajonit të Tetovës, ministrja e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska do të japë deklaratë për media.

Nu kuadër të vizitës, ministret Kostadinovska - Stojçevska  dhe Shukova do të vizitojnë edhe Qendrën e Kulturës "Ilo Anteski Smok"- Tetovë. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR