• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shukova: Deri në fund të vitit ose më së voni në janar do të shpallet tenderi për ndërtimin e deponisë qendrore në Shën Nikollë

Shukova: Deri në fund të vitit ose më së voni në janar do të shpallet tenderi për ndërtimin e deponisë qendrore në Shën Nikollë

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Në fazën përfundimtare është përgatitja e dosjes së tenderit për ndërtimin e deponisë qendrore në Shën Nikollë dhe stacionet transportuese për lindje dhe verilindje, ka konfirmuar sot ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova.

"Presim që tenderi për ndërtimin e deponisë qendrore në Shën Nikollë dhe stacionet transportuese të shpallet deri në fund të vitit ose më së voni në janar. Bëhet fjalë për një pako financiare prej rreth 40 milionë eurosh vetëm për lindjen dhe verilindjen, e cila përfshin blerjen e pajisjeve që i kemi blerë tre vjet më parë, kova, kontejnerë dhe automjete, tha Shukova në përgjigje të një pyetjeje gjatë vizitës së sotme në Koçan.

Pakoja financiare, siç tha, parasheh edhe mbylljën e deponive komunale.

Ky, theksoi, është projekti i parë serioz i menaxhimit të mbetjeve në vend. “Nuk po ndalemi këtu, po vazhdojmë me rajonet e tjera me kredinë e re nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të përfshijë edhe pesë rajone të tjera në vend”, thekson Shukova. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR