• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shukova: Dështon edhe tenderi i 14-të për ndërtimin e hidrocentralit “Çebren”

Shukova: Dështon edhe tenderi i 14-të për ndërtimin e hidrocentralit “Çebren”

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Nga 31 dhjetori nuk ka arritur vazhdimi sa i takon garancisë bankare nga ana e ofertuesit për tenderin për nërtimin e sistemit hidroenergjetik të Çebrenit dhe për këtë arsye nuk është aktive oferta e PPC-Arhirodon. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) do ta informojë Qeverinë se tenderi ka dështuar, informoi sot ministrja dikasteriale Kaja Shukova.

"Kemi shqyrtuar të gjitha dokumentet konform me dosjen e tenderit dhe dokumentacionin e tenderit, ligjet ekzistuese në vend. MMJPH si kompetente në këtë proces do të përgatisë informacione dhe do ta informojë Qeverinë se do të dorëzojë vendim për anulimin e procedurës", tha Shukova në takimin e sotëm me gazetarë.

Theksoi se sipas dokumentacionit të tenderit derisa është aktive garancia bankare, ofertuesi është dashur të lidhë marrëveshje për investim të përbashkët me EMV-në, por nuk e ka bërë këtë dhe nuk e ka vazhduar garancinë bankare pas datës 31 dhjetor.

“Meqë nuk kemi marrë asnjë informacion shtesë nga kompania, garancia bankare nuk është më aktive dhe oferta nuk vlen më dhe nuk mund të vazhdojmë më tutje”, ka thënë Shukova.

Ajo informoi se kompania kur ankohej, theksoi se ka disa kushte në tenderin që nuk lejojnë qëndrueshmërinë e projektit dhe nuk i japin mundësi të mira për të siguruar mjete nga bankat në mënyrë që të mund të ndërtojë Çebrenin. Këto kushte dhe kërkesa shtesë, shton ajo, nuk kanë qenë pjesë e dokumentacionit të tenderit dhe për këtë arsye Qeveria nuk mund t'i pranonte shkaku i pjesëmarrësve të tjerë në tender.

null

"Për këtë kemi vendosur se nuk do të ketë ndryshim të vendimit dhe kushtet të mbeten ashtu siç janë në dokumentacionin e tenderit. Natyrisht, kompania me këto kushte nuk mund të siguronte kredi nga bankat që ta ndërtonin. Pra, për fat të keq duhet të konstatojmë se edhe tenderi i 14-të për Çebrenin dështoi", ka thënë tutje Shukova.

Garancia bankare prej 1.4 milionë euro nga Arhirodon, siç tha ajo, nuk do të aktivizohet.

"Kemi kontrolluar të gjitha kushtet në dosjen e tenderit dhe të gjitha ajo që është e rregulluar me ligjin tonë arritëm në përfundimin se garancia paguhet në interes të dërguesit, në këtë rast Qeveria, vetëm nëse ofertuesi i përzgjedhur refuzon ftesën të lidhë kontratë për koncesion për mallrat me interes të përgjithshëm dhe nuk e nënshkruan kontratën dhe nëse e tërheq ofertën para përfundimit të afatit. Ofertën nuk e tërhoqën, vetëm ka skaduar garancia bankare dhe me këtë me automatizëm oferta pushoi së vlefshmi. Dje u konsultuam me disa juristë dhe konsulentë që janë të angazhuar në këtë proces, i kemi shqyrtuar mirë të gjitha dokumentet dhe kemi konstatuar se shteti për momentin nuk ka kushte për të aktivizuar garancinë bankare", theksoi Shukova.

null

Ajo konsideron se realizimi i një investimi të madh kapital siç është Çebreni me mjetet e veta të shtetit seriozisht ndikon në deficitin, me këtë edhe në inflacionin.

null

PPC-Arhirodon më 14 shtator 2023 u zgjodh si ofertuesja më e mirë në tenderin e 14-të për ndërtimin e hidrocentralit TEC “Çebren”. Më vonë kishte vërejtje në thirrjen publike dhe kishte kohë deri në fund të vitit 2023 për të vendosur nëse do të vazhdonte me projektin.

Fillimisht, vendimin duhej ta sillte deri më 14 dhjetor, por Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e vazhdoi afatin deri më 15 janar 2024 për shkak të procedurës së ankimimit, ndërsa garancia bankare ka qenë e vlefshme deri më 31 dhjetor 2023.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR