• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shukova: Çdo vit ndanim nga 20 deri 30 milionë denarë për pastrimin e deponive të jashtëligjshme, të cilat për disa muaj përsëri bëheshin deponi të jashtëligjshme

Shukova: Çdo vit ndanim nga 20 deri 30 milionë denarë për pastrimin e deponive të jashtëligjshme, të cilat për disa muaj përsëri bëheshin deponi të jashtëligjshme

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Deponitë e jashtëligjshme i pastronim dhjetëra vite më parë, çdo vit ndanim nga 20 deri 30 milionë denarë për pastrimin e deponive të jashtëligjshme, të cilat në disa muajt e ardhshëm përsëri bëheshin deponi të jashtëligjshme, theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në konferencën e sotme për media. 

Shteti vendosi se nuk do t'i financojë më projektet e tilla, shtoi Shukova, sepse siç tha, është e panevojshme që të shfrytëzohen mjetet e qytetarëve për diçka që nuk është e qëndrueshme. 

"Pastrojmë 10 deri 15 lokacione në bazë të prioriteteve të komunave dhe për disa muaj ato lokacione përsëri mbushen me mbeturina", tha Shukova dhe shtoi se edhe pse kjo është kompetencë e komunave, shteti ndihmoi gjatë pastrimit të deponive të jashtëligjshme. 

Problemin me mbeturinat e kemi me më të rriturit, thotë Shukova në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për zbatimin e programit  edukativ në procesin arsimor dhe shton se fëmijët janë ata që më së paku bëjnë mbeturina dhe shumë shpesh i përkujtojnë më të moshuarit se nuk duhet të bëjnë mbeturina. Theksoi se duhet të përforcohet kontrolli dhe qytetarët duhet ta kuptojnë se mbeturinat i bëjmë vet.

"Shpresoj se deri në fund të këtij muaji do të arrijmë të shpallim tenderin për Sveti Nikollën dhe në vitin 2025 do të funksionojë deponia rajonale në Sveti Nikollë, ai tender do të ketë dy lote, njëri do të jetë ndërtimi i stacioneve të transferit, ato janë disa, pesë ose gjashtë, dhe loti i dytë do të jetë për deponinë qendrore, kështu që do të vazhdojmë me të dy proceset paralelisht", tha Shukova.

Shtoi se në ato dy rajone ka filluar procesi i mbylljes së deponive më të vogla komunale të cilat nuk janë standarde. Një pjesë e komunave më të vogla, thotë Shukova, tashmë i dërgojnë mbeturinat e tyre në deponitë më të mëdha. Gradualisht si do të ndërtohet deponia qendrore, ashtu do të vazhdohet me procesin e mbylljes së deponive jostandarde në ato dy rajone. 

"I gjithë skenari financiar në këto dy rajone është mbi 40 milionë euro. Po aq shumë do të nevojitet për rajonet e tjera. Pra do të kombinojmë dy nga dy, sepse pamë që është ekonomikisht e padobishme që çdo komunë të ketë deponinë e saj, ndaj i bashkojmë dy nga dy. Aty sistemet do të kontrollohen nga organet rajonale", thotë Shukova.

Intenca e shtetit për momentin është që të vendosë infrastrukturë bazë sipas standardeve evropiane për menaxhim me mbeturinat, thotë Shukova, sepse siç tha, këtë nuk e kemi për momentin. fc/

Fotografia: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR