• e diel, 06 tetor 2024

Shuhet zjarri që shpërtheu pasdite afër Sveti Nikollës

Shuhet zjarri që shpërtheu pasdite afër Sveti Nikollës

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Është shuar plotësisht zjarri që shpërtheu vonë pasditen e sotme në afërsi të Sveti Nikollës, ka bërë të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarri është përhapur mes fshatrave Kadrifakovë dhe pompës së benzinës “Miki Petrol” në drejtim të mullinjve të erës përballë fabrikës “Agria” në kodrën me bar dhe pyje me shkurre.

Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikës nga NjTKZ e Sveti Nikollës me mbështetjen e NjTKZ Veles, Shoqata kundër zjarreve nga Sveti Nikolla dhe ekip i NP “Pyjet nacionale”.

Foto: QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR