• e enjte, 18 korrik 2024

Shuhet zjarri në ish-ndërtesën e “Tehnometal Vardar” në Shkup

Shuhet zjarri në ish-ndërtesën e “Tehnometal Vardar” në Shkup
Shkup, 4 nëntor 2022 (MIA) – Shuhet zjarri që pasdite shpërtheu në ish-ndërtesën e “Tehnometal Vardar” në rrugën “Maqedonia” në qendër të Shkupit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza për MIA-n informuan se ka marrë flakë një objekt i braktisur. Siç tha për MIA-n, komandanti i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit, Zvonko Tomeski, zjarrin e kanë shuar një automjet dhe pesë zjarrfikës, ndërsa shkaku do të përcaktohet më tej nga shërbimet kompetente. Zjarri është raportuar nga banues  të ndërtesave përreth. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR