• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtyhet seanca për zgjedhjen e drejtorit të ri të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë "Pavel Shatev"

Shtyhet seanca për zgjedhjen e drejtorit të ri të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Seanca e Bordit drejtues të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë “Pavel Shatev”, në të cilin sot ishte parashikuar të emërohet drejtori i ri i Akademisë, është shtyrë për shkak të mungesës së një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

Siç informoi anëtari i Bordit drejtues, Zoran Gerasimovski, sipas Ligjit për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, vendimet për një çështje vendimtare, siç është zgjedhja e drejtorit të Akademisë, merren me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve. Diçka që nuk ka mundur të realizohet sot pasi anëtari i Ministrisë së Drejtësisë nuk është paraqitur për arsye shëndetësore, të cilën e ka bërë të ditur para fillimit të seancës.

Pas kërkesës së Gerasimovskit, seanca është shtyrë për të hënën, 14 tetor në orën 15, si ditë e fundit për zgjedhje. 

Shpallja publike për zgjedhje të drejtorit të Akademisë është publikuar më 26 gusht të këtij viti, pasi ish drejtoresha, Natasha Gaber-Damjanovska, dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita në mesin e korrikut 

Pas skadimit të afatit 15 ditor për aplikim, i llogaritur nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në shpalljen aplikuan gjithsej pesë gjyqtarë dhe dy prokurorë.

Në shpalljen, siç më herët publikuan një pjesë e mediave, janë paraqitur dy gjykatës nga Gjykata themelore penale në Shkup, Nenad Saveski dhe Ola Ristova, gjykatësi Andrej Dimovski nga Gjykata Civile, gjyqtarja Edita Naskovska nga Gjykata Administrative, si dhe zëvendësdrejtori aktual i Akademisëm Ilir Iseni, funksioni gjyqtar i të cilit është në ndërprerje. Nga radhët e prokurorëve janë paraqitur Spasenka Andonova nga Prokuroria themelore publike Shkup dhe Irina Trajkoska-Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir. ls/

Foto: MIA printskrin 



QËNDRONI TË LIDHUR