• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtyhet seanca e Komisionit kuvendor për çështje evropiane, VMRO-DPMNE kërkoi debat publik për katër ligjet e paketës së MSHIA-së

Shtyhet seanca e Komisionit kuvendor për çështje evropiane, VMRO-DPMNE kërkoi debat publik për katër ligjet e paketës së MSHIA-së

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Seanca e Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane, në rend dite të së cilës janë katër ligjet e paketës së përgatitur nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), është ricaktuar për në orën 14:00.

Në rend dite të kësaj seance të Komisionit janë Propozim ligji për nëpunësit administrativ, Propozim-ligji për avancimin profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativ, Propozim-ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Propozim-ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit dhe transformimit digjital, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE-së përmes konferencës për shtyp kërkuan ndërprerje urgjente të këtij debati dhe sjelljen e konkluzionit për mbajtjen e debatit publik në afatin e mundshëm më të shkurtër, në të cilën, siç theksuan, do të ishin të pranishëm deputetët e opozitës, përfaqësues të sindikatave, profesorë, ekspertë profesional dhe opinioni.

Почитувани,  Пратеничката група на ВМРО-ДПМНЕ и Коалицијата за Обнова на Македонија уште во текот на минатиот месец поднесе предлог закон за изменување и дополнување на законот за ДДВ, кој ќе

"Këto janë ligje të rëndësishme për të cilat duhet të ketë konsensus dhe të dëgjohen mendime dhe propozime të ndryshme. Për këtë apelojmë që qeveria të mbizotërojë arsyen dhe të pranojë kërkesat tona dhe të sindikatave sepse vetëm kështu do të arrijmë zgjidhje ligjore që nuk do të jenë të dëmshme dhe do të jenë në interes të qytetarëve. Përndryshe, nëse pushteti vazhdon t'i shpërfillë këto kërkesa, do të konsiderojmë se në fund të mandatit të tij, pushteti me vetëdije dëshiron të krijojë kaos dhe rrëmujë shtesë në administratë dhe administratën shtetërore, si dhe të legjitimojë synimin e tij për partizanizim të administratës tashmë të partizuar", theksoi në konferencën për media, deputeti i Grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.

Sipas Stojanoskit, këto ligje pushteti dhe shumica qeveritare duan të miratohen shpejt, pa debat dhe diskutim të gjerë dhe publik, ndërsa, siç thekson ai, keqpërdorin rëndë flamurin evropian edhe pse realisht nuk ka nevojë për këtë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR