• e hënë, 30 dhjetor 2024

Shtyhet Samiti Botëror i Iranit të Lirë në Shqipëri, pas paralajmërimeve për kërcënime serioze

Shtyhet Samiti Botëror i Iranit të Lirë në Shqipëri, pas paralajmërimeve për kërcënime serioze
Tiranë, 22 korrik 2022 (MIA) - Shtyhet Samiti Botëror i Iranit të Lirë, që duhej të mbahej gjatë dy ditëve të ardhshme në Shqipëri, në kampin e muxhahedinëve në afërsi të Durrësit.
Samiti është shtyrë pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së se ekzistojnë njohuri për kërcënim potencial të drejtuar në këtë ngjarje dhe pjesëmarrësit në të. “Samiti Botëror i Iranit të Lirë, i planifikuar për t'u mbajtur në datat 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në njoftimin e mëtejshëm me rekomandime të qeverisë shqiptare, për arsye sigurie dhe për kërcënime e komplote terroriste”, thuhet në njoftim.
Paraprakisht Ambasada amerikane paralajmëroi se Qeveria e SHBA-së ka njohuri për kërcënim potencial drejtuar Samitit Botëror të Iranit të Lirë.
Gjithashtu ju bëri thirrje qytetarëve të saj që ta shmangin këtë ngjarje, t'i ndjekin mediat lokale dhe të jenë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre.
Në kampin e muxhahedinëve iranianë, në Durrës, rreth 30 kilometra nga Tirana, janë të strehuar të paktën 3.000 muxhahedinë.
Muxhahedinët konsiderohen si grup terrorist nga ana e Republikës Islamike të Iranit dhe me dekada janë në konflikt të hapur me regjimin e atjeshëm fc/

QËNDRONI TË LIDHUR