• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtrenjtohet Eurosuper BS-95

Shtrenjtohet Eurosuper BS-95

 Shkup, 22 mars 2024 (MIA)  - Për dy denarë nga mesnata shtrenjtohet  Eurosuper BS-95, ndërsa çmimet e derivateve të tjera të naftës mbeten të pandryshuara, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

 Çmimi i ri me të cilin do të shitet Eurosuper BS-95 do të jetë 85 denarë për litër, ndërsa çmimi i Eurosuper BS-98 mbetet i njëjtë - 85.5 denarë për litër. Të pandryshuara mbeten edhe çmimet e dizelit, i cili do të shitet për 76 denarë për litër dhe i vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 75 denarë për litër.  Çmimi i mazutit mbetet 43.797 denarë/kilogram.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR