• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtrenjtohen karburantet

Shtrenjtohen karburantet

 Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA)  - Nga mesnata shtrenjtohen  derivatet për gjysmë në një denarë e gjysmë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

 Eurosuper BS-95 shtrenjtohet  për gjysmë denarë dhe  do të shitet për 81 denarë për litër, Eurosuper BS-98 shtrenjtohet për një denar dhe nga mesnata çmimi i ri do të jetë 83.50 denarë për litër

 Dizeli shtrenjtohet  për një denarë e gjysmë dhe do të shitet me çmim prej 79.50 denarë për litër.

 Për gjysmë denarë ulet çmimi i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri, i cili nga mesnata do të shitet me çmim prej 76.50 denarë për litër.

 Ulet edhe çmimi i Mazutit M-1 NS për 0.620 denarë për litër,  krahasuar me çmimin e përcaktuar paraprakisht. Çmimi i ri i mazutit do të jetë 40.732 denarë për kilogramë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR