• e enjte, 18 korrik 2024

Shtrenjtohen dizeli dhe benzina EUROSIPER BS -95

Shtrenjtohen dizeli dhe benzina EUROSIPER BS -95

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Dizeli nga sonte në mesnatështrenjtohet për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i EUROSIPER BS -95 dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për dy denarë për një litrë, vendosi sot Komisionit rregullator i energjetikës dhe shërbimeve ujore (KRE). Me vendim kryhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1.54.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSIPER BS -95 arrin 90 denarë për litër, EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 86, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 85 denarë për litër. Me vendimin e KRE-së nuk ndryshojnë çmimet e naftës EUROSUPER BS-98 dhe M-1 NS dhe mbeten 90,5 denarë për litër, gjegjësisht 47,304 denarë për kilogram.

Nga KRE informojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rritje të benzinës me një mesatare prej 2.795 për qind, tek nafta për 4.08, tek Vaji ekstra i lehtë për 3.408 dhe tek mazuti për me rreth 0.562. për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit, megjithatë, në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0.475 për qind. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR