• e diel, 30 qershor 2024

Shtrejtohen derivatet

Shtrejtohen derivatet

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 sonte në mesnatë do të rriten për një denar, ndërsa EURODISEL (D-E-V) dhe vaji Ekstra i lehtë për amvisëri (EL1) për gjysmë denarë, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE).

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 81 denarë për litër, 83 denarë për litër dë të kushtojë EUROSUPER BS-98, 74 denarë do të jetë çmimi i ri për litër naftë, ndërsa 73 denarë për ekstra të lehtë.

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në përputhje me Metodologjinë për formimin e çmimeve, rriten mesatarisht për 1,14 për qind.

"Çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjen e mëparshme
shënojnë rritje te benzinat mesatarisht për 2,282 për qind ose për 17,950 $/ton, për naftën rritja është 
mesatarisht 1,132 për qind ose 8,450 $/ton, për vajin ekstra të lehtë rritja është mesatarisht për 1,150 për qind ose 8,350 $/ton dhe për naftën rritje mesatare prej rreth 2,152 për qind ose 10,150 $/ton, për çka në strukturën e çmimeve të produkteve të naftës janë përshtatur në përputhje me rrethanat. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar mesatarisht është 57,0828 den/$ dhe është rreth 0,146 për qind më i lartë se kursi i dollarit (56,9996 den/$) me të cilin janë formuar çmimet me përllogaritjen e mëparshme", thekson KRRE në vendim. rq/ fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR