• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shtim natyror negativ në tremujorin e dytë

Shtim natyror negativ në tremujorin e dytë

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Në tremujorin e dytë të vitit 2024, numri i lindjeve të gjalla është 3 840 fëmijë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar për 7.2 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të vitit 2024 është 4 711 persona, nga të cilët 12 ishin foshnje, që shënon rritje nga 0.3 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Shtimi natyror është negativ respektivisht - 871 që do të thotë, se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.

Numri i martesave në këtë tremujor nga viti është zvogëluar me 22.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë nga 2023 dhe është 2 533 martesa.

Në këtë tremujor janë marrë 390 raporte për martesa të divorcuara. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR