Shtetasit e Maqedonisë së Veriut nga Izraeli pasdite duhet të evakuohen me aeroplanin qeveritar, në ditët në vijim evakuim edhe nga shtetet tjera
- – Në orët e pasdites me aeroplanin qeveritar pritet që nga Izraeli drejt Shkupit të fluturojnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kërkuar evakuim. Me këtë, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në tërësi do të përfundojë evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Izraeli.
- Post By Fitore Curri
- 10:23, 5 mars, 2026
Shkup, 5 mars 2026 (MIA) – Në orët e pasdites me aeroplanin qeveritar pritet që nga Izraeli drejt Shkupit të fluturojnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kërkuar evakuim. Me këtë, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në tërësi do të përfundojë evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Izraeli.
Në zonat tjera të goditura nga konflikti ushtarak deri më sot 505 qytetarë të Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar Ambasadës në Abu Dabi, 31 persona në Kuvajt, 14 persona në Bahrejn dhe 141 persona në Doha.
“Në ditët në vijim pritet të fillojë kthimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe qytetarëve në Katar, Bahrejn dhe Kuvajt, për të cilët është planifikuar kthimi nëpërmjet fluturimeve të organizuara përmes Mbretërisë së Arabisë Saudite. Procesi i evakuimit po zbatohet sipas një plani të përpunuar tashmë, në përputhje me kushtet e sigurisë dhe në koordinim me institucionet kompetente”, informoi Ministria përkatëse.
Prej atje ju bëjnë thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët ende nuk kanë hyrë në kontakt me përfaqësitë kompetente diplomatike - konsullore, ndërsa kanë nevojë për asistim, ta bëjnë këtë në afatin më të shkurtër të mundshëm përmes numrave kujdestarë të telefonit në përfaqësitë diplomatike – konsullore ose përmes numrit SOS të MPJTJ. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s