• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shtetas turq kanë rrahur një shkupjan në Bit Pazar

Shtetas turq kanë rrahur një shkupjan në Bit Pazar

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Disa shtetas turq janë arrestuar pasi mbrëmë kanë rrahur një shkupjan në parkingun e Bit Pazarit në Shkup, kumtoi MPB-ja.

"Më 07.06.2024 në orën 02:30 në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policor nga Njësiti për polici Intervenuese pranë SPB Shkup, ka arrestuar Ç.J (21), D.N.K (21), E.K. (23), O.A.H. (26) dhe Ç.M. (24), të gjithë nga Republika e Turqisë, me lejeqëndrim të përkohshëm në Shkup, duke vepruar pas paraqitjes paraprake se rreth orës 02:00 e kanë sulmuar fizikisht në një parking në zonën e Bit Pazarit personin A.A. (31) nga Shkupi", thuhet në kumtesë.

Ata janë mbajtur në Stacionin policor në Bit Pazar për procedura të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa adekuate. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR