• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtatmadhoria: Ndërmerren masa për pjesëtarin e armatës i cili kreu aktivitete të kundërligjshme gjatë kryerjes së detyrës

Shtatmadhoria: Ndërmerren masa për pjesëtarin e armatës i cili kreu aktivitete të kundërligjshme gjatë kryerjes së detyrës

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Menjëherë pas zbulimit të rastit të pjesëtarit të armatës ku si pjesë e përbërjes mbështetëse të policisë për sigurimin e INP-Burgu “Idrizovë” është parë se si gjatë kryerjes së detyrës ka hedhur celularë në oborrin e burgut, nga ana e Shtatmadhorisë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform rregullave ligjore, kumton Shtatmadhoria.

Pas evidentimit të rastit, nga ana e shefit të Shtatmadhorisë është lëshuar urdhër dhe janë dhënë detyra konkrete për të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e parapara ligjore dhe fillimin e procedurës për zbatimin e masave përkatëse disiplinore.

Nga atje thonë se konform procedurave, shërbimet kompetente të sigurisë në Armatë dhe policinë ushtarake janë në koordinim të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunojnë me prokurorinë publike dhe organet kompetente hetimore në MPB.

Pas kualifikimit të veprës nga organet kompetente hetimore, në kuadër të kompetencave ligjore do të ndërmerren masa adekuate disiplinore, të cilat për rastin konkret konform Ligjit për shërbim në armatë, bien në kundërvajtje disiplinore për të cilën është paraparë Masë më e rreptë disiplinore - ndërprerje e marrëdhënies së punës.

"Shtatmadhoria dënon format e sjelljes së paligjshme apo kriminale që janë larg mënyrës së sjelljes së pjesëtarëve të Armatës me të cilat cenohet imazhi i armatës dhe çdoherë pa kompromis do të angazhohet që këta pjesëtarë të sanksionohen ashpër konform rregullave ligjore", qëndron në kumtesë.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një personi 23-vjeçar, të dyshuar për vepër penale - Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Siç informoi PTHP i dyshuari, më 1 shkurt në INP Idrizovë - Shkup, si person zyrtar - ushtar profesionist në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të gjendjes së shpallur të krizës në rajonin e burgut, u angazhua si sigurim i jashtëm statik nga kulla e rojës në murin rrethojë të objektit të burgut. Me këtë rast, ai ka ndërmarrë aktivitete me të cilin i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të veta zyrtare me qëllim që për dy të dënuar, të cilët kanë vuajtur dënim me burg në repartin e mbyllur dhe në të cilin në pajtim me rendin e burgut u janë ndaluar celularë, të furnizojë dhe të mundësojë shfrytëzimin e celularëve dhe komunikim pa mbikëqyrje të policisë së burgut.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR