• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtatëmadhoria e Ukrainës: Forcat ruse i sulmojnë pothuaj të gjithë sektorët e frontit

Shtatëmadhoria e Ukrainës: Forcat ruse i sulmojnë pothuaj të gjithë sektorët e frontit

Kiev, 12 maj 2024 (MIA) - Forcat ruse ditën e kaluar i kanë sulmuar pothuaj të gjitha sektoret në front, ndërsa janë regjistruar 155 përleshje, kumtoi Shtatëmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës.

Në drejtim të Harkovit, forcat ruse, me përkrahje të aviacionit, kanë kryer 12 sulme në rajonin Streleçja, Krasnoje, Morohovec, Olejnikovo, Lukjanci, Gatishe, Pletenjovka, Piljna, Volçansk dhe Bugruvatka, njoftojnë mediat ukrainase.

Kievi paraprakisht publikoi se forcat ruse të premten në mëngjes kanë tentuar ta depërtojnë linjën mbrojtëse të armatës ukrainase në rajonin Harkov dhe se në këtë sektor të frontit janë dërguar njësi rezerve për përforcimin e mbrojtjes. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR