• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtatë zjarre aktive, është shpallur gjendje krize, është angazhuar Armata dhe policia

Shtatë zjarre aktive, është shpallur gjendje krize, është angazhuar Armata dhe policia

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza sot në mëngjes informoi se në territorin e vendit janë aktive shtatë vatra zjarri. Pas shpalljes së gjendjes së krizës në kohëzgjatje prej 30 ditëve nga ana e  Qeverisë me kërkesë të Shtabit të krizave të Negotinës, zjarri në Negotinë është shuar nga toka dhe nga ajri që nga mëngjesi i sotëm.

Janë angazhuar njëqind pjesëtarë të Armatës, pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjuetarë, punëtorë pylli. Ka ndërhyrë edhe një helikopter policie dhe dy helikopterë MI 8/17 VING-u ajror.

Krahas zjarrit në malin Serta, zjarre aktive ka edhe mbi fshatin Badilen, në lokalitetin Shamok të komunës së Novosellës, në mes të fshatrave Negorci dhe Kovanec të Komunës së Gjevgjelisë, në mes të fshatrave Lipoviq i Epërm dhe i Ulët në komunën e Konçes, në mes të fshatrave Drenovë dhe Jabolçisht i Poshtëm të komunës Çashkë, mbi fshatin Cërnilishtë të komunës së Dollnenit dhe ndërmjet fshatrave Dragoevë dhe Sellcë të komunës së Shtipit.

Mbrëmë për shkak të zjarrit në malin Serta është mbyllur për qarkullim rruga rajonale Shtip-Negotinë, e cila është rihapur mëngjesin e sotëm.

Mbrëmë me kërkesë të Shtabit të krizave në Negotinë, qeveria shpalli gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

После јавното објавување на стари службени е-маил адреси и лозинки на министерствата за финансии и економија, Владата на Република Северна Македонија ја известува јавноста за фактите поврзани

E ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që të angazhojë forca policore për të mbështetur zjarrfikëset, dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe personelin shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme dhe e punës të jenë në gatishmëri gjatë kohëzgjatjes së krizës, ndërsa Ministria e Financave të sigurojë mjete financare shtesë, nëse tregohet nevoja për të.

Nga Qeveria gjithashtu u bënë apl qytetarëve që të kenë kujdes kur lëvizin në pyje dhe zona të prekura nga zjarret.

Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në bashkëpunim me Ndërmarrjen publike për administrimin e pyjeve shtetërore “Pyjet kombëtare” – Nj.O. Shkup, në seancën e ardhshme të Qeverisë të informojë për gjendjen dhe nevojën për kufizim të lëvizjes së njerëzve në pyje dhe breza pyjorë.

Të dhënat e publikuara dje nga QMK-ja thonë se në vetëm 12 ditë në korrik janë shënuar gjithsej 173 zjarre të përmasave të mëdha. mb/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR