• e martë, 16 dhjetor 2025

Shtatë persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Meksikën qendrore

Shtatë persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Meksikën qendrore

Meksiko Siti, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Meksikën qendore, ndërsa edhe tre rezultojnë të zhdukur, njoftuan mbrëmë autoritetet meksikane të aviacionit, njofton DPA.

Aksidenti ka ndodhur në zonën industriale në qytetin Topuka, në afërsi të aeroportit lokal.

Nuk ka raportime për persona të lënduar në tokë, por goditja ne fluturakes ka shkaktuar zjarr.

Aeroplani Cessna Citation ka fluturuar nga qyteti turistik bregdetar Akapulko në Bregun e Oqeanit Indian dhe është nisuer drejt Topukas, njoftoi Ministria e Transportit. 

Sipas raporteve të mediave në aeroplamn kanë qenë dy anëtarë të bordit dhe tetë udhëtarë, mes të cilëve edhe tre fëmijë.

Shkaku i rrëzimit tani për tani nuk dihet, transmeton DPA. mb/

Foto: FB i Aviejshën 24/7

QËNDRONI TË LIDHUR