• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtatë fshatra në Saraj do të kenë ujësjellës të përmirësuar përmes një projekti të financuar nga Qyteti i Shkupit

Shtatë fshatra në Saraj do të kenë ujësjellës të përmirësuar përmes një projekti të financuar nga Qyteti i Shkupit

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Në shtatë vendbanime në Komunën e Sarajit do të përmirësohet furnizimi me ujë përmes një projekti të financuar nga Qyteti i Shkupit. Bëhet fjalë për projektin "Përmirësimi i ujësjellësit për vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviq, Llaskarcë, Çajlanë dhe Semenishtë" i cili ishte promovuar sot në fshatin Rashçe.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në këtë ngjarje theksoi se ky ujësjellës do të zgjerohet për edhe dy vendbanime.

"Ky ujësjellës për të cilin po punojmë tani është për shtatë vendbanime, do të ketë zgjerim të ujësjellësit për edhe dy vendbanime. Përfshirja është përafërsisht rreth mbi 11.000 banorë të komunës Saraj dhe rreth tre mijë amvisëri, familje të cilat do të kenë ujësjellës më të mirë", tha ajo.

Si projekte të ardhshme të parapara për realizim i paralajmëroi ndërtimin e rrugës drejt Matkës, rikonstruim dhe rrjet të ri të ujësjellësit në Matkën e Epërme dhe të rrugës drejt Matkës së Epërme.

"Dhe një kërkesë e re e banorëve të Sarajit, e ajo është për një park të madh të ri i cili do të përfshijë tre venbanime, ndërsa i cili do të rregullohet në Kopanicë prej mbi 30.000 metra katrorë", shtoi ajo.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, theksoi se ky është projekt i rëndësishëm sepse bëhet fjalë për, siç tha, diçka themelore, gjegjësisht për ujë të pijshëm.

"Në takimin e parë të punës me kryetaren Arsovska për tatimet dhe për gjëra të tjera, ajo e hapi temën për rezervuarët. Duke i pasur parasysh përvojat e mëparshme, i thash se është projekt i shtrejtë dhe i vështirë", tha ai.

Kryetari shtoi se rezervuarët do të kenë kapacitet për 24 orë ujë për vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Llaskarcë, Bukoviq, ndërsa komuna Saraj tashmë po përgatit projekte për Çajlanë dhe Semenishtë, të cilat do të kenë mundësi që të përfshihen, duke e pasur parasysh që kapaciteti i rezervuarit ka kapacitet që edhe ato të munden të konsumojnë ujë në shtëpitë dhe familjet e tyre nga burimi në Rashçe. fc/

ФОТО/МИА

QËNDRONI TË LIDHUR