Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të vendimit të Xho Bajdenit për ta falur djalin e tij Hanter
- Nga Shtëpia e Bardhë mbrëmë dërguan porosi se presidenti Xho Bajden e ka falur djalin e tij Hanter për shkak të frikës se kundërshtarët e tij politik do ta ndjekin Bajdenin e ri edhe në të ardhmen, në procese të montuara politike gjyqësore.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:12, 3 dhjetor, 2024
Uashington, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Nga Shtëpia e Bardhë mbrëmë dërguan porosi se presidenti Xho Bajden e ka falur djalin e tij Hanter për shkak të frikës se kundërshtarët e tij politik do ta ndjekin Bajdenin e ri edhe në të ardhmen, në procese të montuara politike gjyqësore.
Deklarata vjen në kushte të kritikave të zëshme ndaj vendimit të presidentit si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët.
Demokrati Bajden, mandati i të cilit përfundon më 20 janar, kur funksionin do ta marrë presidenti i ri - republikani Donald Tramp, të dielën nënshkroi dekret për falje të pakushtëzuar të Hanter Bajdenit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se, sipas mendimit të tij, djali i tij është lëndë e drejtësisë selektive dhe padrejtësisht është akuzuar nga kundërshtarët politik të presidentit.
Paraprakisht, Bajden dy herë deklaroi se nuk ka ndër mend ta nënshkruajë vendimin për falje të djalit të tij.
Ky vendim i papritur shkaktoi kritika nga ana e republikanëve, si dhe nga disa demokratë, të cilët pohojnë se ai po e minon besimin e opinionit në sundimin e së drejtës - koncept mbi të cilin Bajdeni dhe partia e tij i bazuan sulmet ndaj Trampit.
Hanter Bajden u nxorr para gjykatës për shkelje tatimore dhe akuza lidhur me blerje të armëve, pas një presioni shumëvjeçar nga republikanët në Kongres, të cilët e akuzonin për kontrata afariste duke e shfrytëzuar emrin e babait të tij, por nuk arritën të dëshmojnë lidhje të qartë mes veprimeve të tij dhe funksioneve politike të Bajdenit.
Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer, mbrëmë qëndroi në mbrojtje të presidentit, duke deklaruar se, sipas Bajdenit, Hanter do të përballej me ndjekje të mëtutjeshme nga kundërshtarët e tij. Ajo, gjithashtu, theksoi se Bajden beson se nëse nuk do të falej, kjo do të zgjaste edhe pas largimit të tij nga funksioni. Zhan-Pjer, e cila paraprakisht disa herë deklaronte se Bajden nuk do ta falë djalin e tij, sqaroi se situata ka ndryshuar.
"Një nga shkaqet përse presidenti e solli vendimin për falje është që kundërshtarëlt e tij politk, me siguri, nuk ishin të gatshëm ta kthejnë faqen. Dukej sikur do të vazhdojnë ta ndjekin djalin e tij. Ai është i bindur në atë", deklaroi ajo për gazuetarët në aeroplanin "Air Force One" gjatë fluturimit të Bajdenit drejt Angolës.
Zhan-Pjer vërejti se kjo nuk është hera e parë që një president të falë një anëtar të familjes së vet. për shembull, Bill Klinton e fali gjysmëvëllaun e tij Roxher, ndërsa Trampi - vjehrrin e vajzës së tij, Çarlls Kushner.
Ajo shtoi se Bajden vazhdon t'i besojë Ministrisë së Drejtësisë, edhe përkundër deklaratës së tij se procesi gjyqësor kundër djalit të tij ishte i "politizuar".
"Dy gjëra mund të jenë të vërteta njëkohësisht: presidenti me të vërtetë beson në sistem të drejtë dhe punën e Minsitrisë së Drejtësisë, por gjithashtu beson se djali i tij ishte lëndë e ndjekjes së motivuar politike", deklaroi ajo.
Zhan-Pjer refuzoi të japë hollësi për atë përse dhe si Bajden e ndryshoi mendimin e vet dhe nuk sqaroi nëse rezultatet nga zgjedhjet e kohëmëparshme, në të cilat republikanët morën kontrollin ndaj Shtëpisë së bardhë dhe dy trupave të Kongresit, ndikuan ndaj këtij vendimi.
Republikanët e akuzuan Bajdenin për korrupsion, përderisa dmeorkatët janë të ndarë në qëndrimet e veta: disa pohojnë se ai i ka vendosur interesat e familjes mbi interesat e vendit, ndërsa të tjerët tregojnë për emërimet e Trampit në sistemin gjyqësor si arsyetim të këtij vendimi.
Hanter Bajden në shtator pranoi fajin për shkelje tatimore në gjykatën federale në Los Angjelos, ndërsa shqiptimi i dënimit ishte caktuar për më 16 dhjetor, nën kryesimin e gjykatësit Mark Skarsi, i cili ishte nominuar nha presdienti i sapozgjehdur, Donald Tramp. Porota e shpalli Hanterin fajtor në qershor për deklarata të rrejshme gjatë kontrollit për blerje të armëve; aktvendimi për këti akuza gjithashtu pritej këtë muaj.
Të dielën, Bajden paralajmëroi se djali i tij ishte lëndë e drejtësisë selektive dhe ishte akuzuar pafajësisht për dallim nga persona të tjerë në rrethana të ngjashme. "Asnjë njeri i matur i cili i ka studiuar faktet rreth rastit të hanterit, nuk do të vijë deri te konkludimi tjetër përveç se Hanter ishte zgjehdur vetëm për arsyen se është djali im - dhe kjo është e gabuar", deklaroi ai.
Të dielën vonë, avokati i Hanter Bajdenit parashtroi kërkesë për heqje të akuzës. ab/