• e premte, 27 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Moska i falsifikon rezultatet nga referendumet që më pas të thotë se ukrainasit kanë dashur të jenë pjesë e Rusisë

Shtëpia e Bardhë: Moska i falsifikon rezultatet nga referendumet që më pas të thotë se ukrainasit kanë dashur të jenë pjesë e Rusisë
Uashington, 28 shtator 2022 (MIA) – Nga Shtëpia e Bardhë sot theksuan se SHBA-ja nuk i njeh rezultatet nga referendumet në juglindje të Ukrainës dhe theksojnë se çdo aspekt nga këto votime “është inskenuar” dhe mbajtur “nën kërcënimin e armëve”. "Autoritetet ruse i kanë falsifikuar rezultatet nga këto referendume që më pas të thonë se populli ukrainas është deklaruar që të jetë pjesë e Rusisë", deklaroi zëdhënësja Karin Zhan-Pjer. Asnjëherë nuk do t'i njohim këto referendume të mbajtura në mënyrë të paligjshme,  qëllimi i vetëm i të cilave është aneksimi i territorit ukrainas dhe vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën. Zhan Pjer theksoi se Shtëpia e Bardhë po përgatit pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 1.1 miliardë dollarë, e cila përfshin 18 sisteme të lëvizshme artilerie (HIMAR) "të cilat Ukraina i përdor me shumë sukses", 100 automjete të blinduara, radarë dhe sisteme kundër dronëve. Ajo theksoi se SHBA-ja dhe aleatët përgatiten në rast të shpalljes së ankesimit të disa pjesëve të Ukrainës juglindore nga ana e Moskës. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR