• e diel, 24 nëntor 2024

Shtëpia e Bardhë me paralajmërim për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë me paralajmërim për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
Uashington, 10 nëntor 2022 (MIA) - Shtëpia e Bardhë sot publikoi pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që përfshin sisteme për mbrojtje kundërajrore. Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhejk Salivan tha se pakoja e ndihmës ushtarake përfshin "kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen ajrore", si dhe sistemet amerikane për mbrojtje ajrore HAWK dhe Avenger. Paraprakisht, ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles tha se vendi do të dërgojë edhe dy sisteme për mbrojtje kundërajrore HAWK nga SHBA-ja në Ukrainë që të ndihmojnë në mbrojtjen nga pushtimi rus dhe të mbrohet infrastruktura. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR