• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtëpi të vërshuara në Tetovë, zjarrfikësit kërkojnë çkyçjen e rrymës në qytet

Shtëpi të vërshuara në Tetovë, zjarrfikësit kërkojnë çkyçjen e rrymës në qytet

Tetovë, 23 qershor 2024 (MIA) - Stuhi e madhe sot pasdite e kaploi rajonin e Tetovës me rrethinë. Janë vërshuar rreth pesëdhjetë shtëpi dhe objekjte, ndërsa zjarrfikësit kërkojnë të çkyçet energjia elektrike në tërë qytetin, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

"Komandanti i NJTZ Tetovë kërkon të çkyçet rryma në tërë Tetovën, sepse sipas tij, rretiku nga goditja e rrymës për qytetarët dhe zjarrfikësit është shumë e lartë për shkak sse janë vërshuar hapëirat e bodrumeve në disa shtëpi dhe objekte. Në numrin e telefonit 112 arritën mbi 200 paraqitje për dëme të automjeteve, përfshirë edhe xhama të thyer të automjeteve në lëvizje në autostradën Skup-Tetovë, posaçërisht në pjesën e komunës së Zhelinës", kumtojnë nga QMK.

Nga atje shtojnë se kanë kontaktuar meEVN-në dhe i kanë informuar e do ta çkyçin rrymën rrugë për rrugë dhe lagje për lagje.

Moti i lig filloi në orën 16:30, ndërsa u shoqërua me shi, bubullima dhe erë të fuqishme në kohëzgjatje prej rreth 40 minutave.

Nga QMK informojnë se sasia e madhe e ujërave të rrëmbyeshëm shkaktoi vërshime të oborreve dhe bodrumeve në mbi 50 shtëpi dhe objekte në pjesët më të ulëta të qytetit.

"Ekipet e NJZT Tetovë dhe ndërmarrjet komunale publike ndodhen në terren dhe po kryejnë punktimin e ujit nga objektet", thonë nga QMK.

Era e fuqishme dhe breshri kanë shkaktuar dëme në kulturat bujqësore dhe të mbjellat frutore, por edhe dëme në mjediset urbane (çati të dëmtuara, strehë të plastifikuara, automjete... Dëmet do të vlerësohen plotësisht. ab/

Foto: QMK/ Fejsbuk
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR