• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shqiptohen 92 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e SPB Strumicë

Shqiptohen 92 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e SPB Strumicë

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Në territorin e SPB Strumicë dje në intervalin kohor nga ora 10:00 deri më ora 16:00 është realizuar kontrollim aksional i përfocuar për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të qarkullimit.

MPB njofton se gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 92 shoferë, prej tyre 37 në rajonin e Radovishit, 35 në rajonin e Strumicës, 15 në Vallandovë dhe 5 në rajonin e Gjevgjelisë. Për të gjithë shoferët të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut janë shqiptuar gjoba përkatëse.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksohet në kumtesën e MPB-së.mb/

QËNDRONI TË LIDHUR