• e premte, 27 dhjetor 2024

Shqiptohen 55 sanksione për mosdhënie përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e këmbësorëve

Shqiptohen 55 sanksione për mosdhënie përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e këmbësorëve

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) -  Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.12.2022) në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 14:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kryer  kontroll për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët nuk u japin përparësi kalimi  këmbësorëve në vendkalim për  këmbësorë,  pra nuk respektojnë detyrimet e tyre si shoferë.

Siç kumtoi sot MPB, gjatë kontrollit janë sanksionuar 55 drejtues mjetesh.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet në komunikacion dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që gjithmonë t'u japin përparësi  këmbësorëve, pra të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.

"Gjithashtu apelojmë tek këmbësorët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë, sepse mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor do të sanksionohet. Të gjithë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, duke respektuar rregullat", citohet në kumtesën e MPB-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR