Shqiptohen 54 gjoba për mosdhënie të përparësisë këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë
- - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 9 deri në orën 14 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka zbatuar aksion të përforcuar kontrolli për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i lëshojnë këmbësorët në vendin e shënuar për këmbësorë, gjegjësisht nuk i respektojnë detyrimet si shoferë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 54 shoferë.
- Post By Fitore Curri
- 10:50, 16 maj, 2023
Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 9 deri në orën 14 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka zbatuar aksion të përforcuar kontrolli për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i lëshojnë këmbësorët në vendin e shënuar për këmbësorë, gjegjësisht nuk i respektojnë detyrimet si shoferë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 54 shoferë.
Gjatë kontrollit, informuan nga MPB, janë sanksionuar edhe 137 kundërvajtje të tjera.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me aksionet e përforcuara të kontrollit. Ju bëjnë thirrje shoferëve që gjithmonë t'i lëshojnë këmbësorët, gjegjësisht t'i respektojnë rregullat në komunikacion. Ju bëjnë thirrje këmbësorëve që t'i respektojë rregullat në komunikacion dhe ta kalojnë rrugën në vendin e shënuar për këmbësorë sepse mosrepektimi i rregullave në komunikacion do të sanksionohet. fc/
Fotografia: MIA