• e premte, 27 dhjetor 2024

Shqiptohen 399 sanksione për drejtim të shpejtë të automjetit në të gjithë shtetin

Shqiptohen 399 sanksione për drejtim të shpejtë të automjetit në të gjithë shtetin

 Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Gjobiten 339 shoferë në kontrollin e zbatuar dje në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. 

 Prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy vetura kanë lëvizur me shpejtësi me 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. Njëherit, 140 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 199 jashtë vendeve të banuara.

 "Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret", thonë nga MPB-ja.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR