• e enjte, 18 korrik 2024

Shqiptohen 345 kundërvajtje trafiku në Shkup, 173 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 345 kundërvajtje trafiku në Shkup, 173 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 9 dhjetor 2023 (MIA) -  Gjithsej 345 kundërvajtje, prej të cilave njëqind e shtatëdhjetë e tri kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në komunikacion që e zbatoi Sektori për Punë të Brendshme Shkup në territorin e Qytetit të Shkupit.

Siç informojnë nga MPB, janë shqiptuar trembëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, njëzet e shtatë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, gjashtë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit…

Nga MPB njoftojnë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë kontrollimet e përforcuara në trafik dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. sa/

Foto: Arkivi  iMIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR