• e premte, 19 korrik 2024

Shqiptohen 34 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në territorin e SPB Manastir

Shqiptohen 34 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në territorin e SPB Manastir

Shkup, 2 maj 2023 (MIA00 - Gjatë ditës së djeshme në intervalin kohor nga ora 17:00 deri më ora 22:00, nëpunës policorë të SPB Manastir realizuan kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët ngasin automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Siç kumtoi sot MPB-ja, gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 34 shoferë, prej tyre 14 në territorin e Manastirit, gjashtë në territorin e Prilepit, pesë në Demir Hisar, nga tre në territorin e Resnjës dhe Makedonski Brodit, si dhe 2 në territorin e Krushevës.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 21 kundërvajtje tjera të trafikut.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", kumtoi MPB. bsh/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR