• e enjte, 18 korrik 2024

Shqiptohen 269 sanksione për kundërvajtje në komunikacion

Shqiptohen 269 sanksione për kundërvajtje në komunikacion

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Sektorët për Punë të Brendshme dhe ekipet patrulluese të përbëra nga nëpunësit e policisë nga Departamenti i Policisë së Uniformuar, dje në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 16:00 kanë zbatuar aksion kontrollues në komunikacion në territorin e gjithë shtetit, me çka janë shqiptuar 269 sanksione për kundërvajtje në komunikacion. 

Gjatë kontrollit, siç informojnë nga MPB, janë sanksionuar 25 shoferë për vozitje pa patent shofer, ndërsa gjashtë vetura ishin me pajisje frenuese jo në rregull... Në kontroll të jashtëzakonshëm teknik ishin dërguar 65 automjete, ndërsa te 14 ishin konstatuar parregullsi teknike.

Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim, paralajmëroi MPB, dhe ju bëri thirrje qytetarëve që t'i respektojnë rregullat në komunikacion për rrugë më të sigurta. fc/
 
Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR