Shqiptohen 260 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
- Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.
- Post By Melahat Baftija
- 10:12, 18 mars, 2024
Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.
Në këtë aksion janë sanksionuar 260 shoferë, prej tyre tetëmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 100 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 160 shoferë jashtë vendeve të banimit.
"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksojnë nga MPB-ja. mb/