• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shqiptohen 241 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 241 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve, të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

Siç informoi MPB-ja, në këtë aksion janë sanksionuar 241 shoferë,  prej tyre tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 124 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 117 shoferë jashtë vendeve të banimit.

MPB informon se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR