• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shqiptohen 190 sanksione për shoferë në territorin e gjithë shtetit

Shqiptohen 190 sanksione për shoferë në territorin e gjithë shtetit

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me çka janë sanksionuar 190 shoferë.

Siç bëri të ditur MPB, 14 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse katër shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar.

Gjatë kësaj 53 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 137 shoferë jashtë vendeve të banimit.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thuhet në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR