• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shqiptohen 188 sanksione për shoferët këtë fundjavë në Kumanovë

Shqiptohen 188 sanksione për shoferët këtë fundjavë në Kumanovë

 Shkup, 5 shkurt 2023 (MIA) - Gjithsej 188 shoferë janë sanksionuar gjatë një kontrolli aksionar për sanksionimin e shoferëve  që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, të zbatuar nga nëpunësit  policorë nga SPB  Kumanovë gjatë fundjavës së kaluar.

"Prej tyre 131 kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, 32 shoferë janë sanksionuar për shoferët të cilët kanë ngasur automjetin nën ndikimin e alkoolit, 21 gjoba për shoferët të cilët kanë ngasur automjetin pa patentë shoferë dhe katër gjoba janë shqiptuar për automjete të paregjistruara", sqarohet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga atje theksojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

 "Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", shtohet në kumtesë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR