• e premte, 27 dhjetor 2024

Shqiptohen 181 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Shqiptohen 181 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) -  Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, me ç'rast janë sanksionuar 181 shoferë.

Siç njoftoi sot MPB-ja,  katër shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 88 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 93 shoferë jashtë vendeve të banimit. 

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksohet në kumtesën e MPB-së. si/



QËNDRONI TË LIDHUR