• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shqiptohen 164 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 164 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, janë dënuar 164 shoferë.
 
Siç njoftoi sot MPB, prej tyre katër shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar.. Poashtu është konstatuar se 97 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 67 jashtë vendeve të banimit.
 
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. fc/
 
Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR