• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shqiptohen 158 sanksione në territorin e komunës së Gostivarit

Shqiptohen 158 sanksione në territorin e komunës së Gostivarit

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Janë sanksionuar 158 vozitës gjatë kontrollit aksionar të djeshëm në territorin e komunës së Gostivarit, në periudhën nga ora 11:30 deri në ora 17:30. Aksioni është kryer nga Departamenti i Çështjeve të Komunikacionit pranë Departamentit të Policisë së Uniformës, Byrosë për Siguri Publike dhe Njësisë Lëvizëse për Siguri në Komunikacionin Rrugor, njoftoi paraditen e sotme MPB.

"Gjatë kontrollit janë sanksionuar 158 shoferë, prej tyre 47 për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 20 sanksione për skadimin e afatit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit, 23 masa për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, 7 sanksione për mosposedimin e certificatës së mjekut nga ana e shoferëve të transportit publik, informojnë në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme. Të gjithë sdhoferëve të cilët kanë shkelur rregullat në trafik u janë shqiptuar gjoba përkatëse.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

"Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksohet në kumtesën e MPB-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR