• e premte, 27 dhjetor 2024

Shqiptohen 139 sanksione për vozitje të shpejtë

Shqiptohen 139 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dje ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç'rast janë sanksionuar 139 shoferë.

Siç informon MPB-ja, prej tyre 8 shoferë drejtonin automjete me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 84 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendbanimit, ndërsa 55 në vendbanim.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR