• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shqiptohen 113 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 113 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 22 prill 2024 (MIA) - Në suaza të kontrollit aksional në territorin e shtetit për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, policia ka sanksionuar 113 shoferë.

Siç kumtoi MPB, katërmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar ndërsa tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Poashtu është konstatuar se 47 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 66 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR